LajmeMaqedoni

Natasha Pirc: Sllovenia gjithmonë do të mbështes integrimin e Maqedonisë së Veriut

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar gjatë qëndrimit të saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ri-përsëriti edhe njëherë qëndrimin se Slloveni mbështet dhe do të ndihmojë Maqedoninë në rrugën e saj drejtë BE-së.

“Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë lidhur me afrimin drejt BE-së, siç e keni vërejtur Sllovenia gjithmonë ka qenë dhe do të jetë mbështetës i juaj dhe gjithmonë do t’ju ndihmojë në këtë proces”, deklaroi Pirc-Musar.

Ndërkohë presidenti Pendarovski i pyetur nëse Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrij që të miratoj ndryshimet kushtetuese deri në samitin e ardhshëm Bërdo-Brioni u shpreh pesimist. Sipas tij ndonëse ka lëvizje pozitive në këtë drejtim, është e pamundur që këto ndryshime të miratohen deri më 11-12 shtator.

“Procesi Bërdo Brioni do të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit, sikur edhe sot të fillonin ndryshimet kushtetuese, ne nuk do t’ja dalim deri në 11-12 shtator, sepse për ndryshime kushtetuese do të na nevojiteshin së paku 3 muaj e gjysmë… Por në këtë pjesë ka një ndryshim pozitiv, me çrrastë opozita, partia më e madhe opozitare që më parë nuk ishte e gatshme fare të bisedoj për ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare që jeton në Maqedoni në kushtetutë… Kemi një ndryshim, kishim takim të liderëve dhe lideri I partisë më të madhe opozitare shprehu gatishmëri që të hyjë në qeveri dhe të mbështes ndryshimet kushtetuese, kuptohet se vendosi disa parakushte, që deri në këtë moment nuk janë miratuar. Por vlen të theksohet ndryshimi I qëndrimit të partisë më të madhe opozitare në këtë drejtim”, tha Pendarovski.

Show More

Related Articles

Back to top button