Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se NATO “do të dalë me një raport përfundimtar” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Ndërkohë, hetime për rastin sipas tij, po bëjnë edhe EULEX-i, SHBA-ja e Gjermania. “Verifikimet nuk kanë përfunduar ende, dhe cdo shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-ja po kryejnë hetimet e tyre. Që do të thotë se Republika e Kosovës do ta ketë një hetim përfundimtar, NATO-ja do të dalë me një raport përfundimtar, EULEX-i, misioni i Bashkimit Europian del me raportin e tij të pavarur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania me institucionet e tyre që i kanë në Kosovë, secili edhe në baza nacionale është duke zhvilluar hetimet e veta”, është shprehur kryeparlamentari. Sulmi i Banjskës u përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite dhe ndodhi pas disa muajsh tensione të larta mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh atëherë se “krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare e logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”, duke akuzuar hapur Serbinë, që nuk pranon përfshirjen në këtë ngjarje. Një muaj pas, Kurti deklaroi se sulmin, ku mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë, “e kreu Klani i Novi Sadit, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç”.
Read Next
1 day ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
1 day ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
1 day ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
1 day ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
1 day ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
1 day ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
1 day ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
1 day ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
1 day ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
1 day ago