GostivarLajme

Ndahet nga jeta Afrim Aliu, “ushtari i heshtur i lirisë” dhe punonjës i komunës së Gostivarit

Me lot ndër sy, kolegët nga administrata e komunës së Gostivarit, i kanë dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre, Afrim Aliu.

Në mbledhjen komemorative organizuar nga komuna e Gostivarit, mesin e shumë miqëve e familjarëve, morrën pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ish kryetari i Gostivarit, Rufi Osmani në kohën e të cilit ishte punësuar Aliu. Ai ka shërbyer në komunën e Gostivarit mbi dy dekada, duke filluar nga viti 1999, kur komuna e Gostivarit ndodhej në periudhën më të turbullt politike dhe detyra që ka ushtruar ka qenë shofer personal i kryetarit të Gostivarit. Biografinë e 53 vjeçarit e solli kolegia e tij Nafie Zendeli Ziberi, e cila e quajti atë “ushtar i heshtur i lirisë”, pasi Afrimi ka qenë kontribues i madh i çështjes kombëtare dhe përmes tij janë mbajtur lidhjet mes Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë gjatë luftrave në Kosovë dhe Maqedoni.

Humbja është e thellë për të gjithë, tha në fajlën e tij kryetari Taravari. Ai Afrimin e cilësoi si një punëtor të devotshëm i cili çdo detyrë e ka kryer me nderë dhe përkushtim.

Në emër të familjes Aliu, fjalë rasti përpara të pranishmëve mbajti Semir Aliu.

Komuna e Gostivarit kishte hapur edhe librin e zisë për Afrim Aliun, ku kujtimet e fundit me të i kanë shkruar kolegët dhe miqtë e tij. Me prejardhje nga fshati Sërmnovë, Afrim Aliu ishte mik i pothaujse çdo gostivarasi. Gjithmonë reflektonte pozitivitet, ishte një këshillues i mirë dhe gjithmonë i buzëqeshur. Afrim Aliu ka lindur me 4 janar 1969 në fshatin Sërmnovë ku edhe ka kryer shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Prishtinë, pasi në Gostivar pushteti i atëhershëm i ndalon shkollimin duke e shpallur atë iredentist. Afrim Aliu ndërroi jetë dje pasdite.

Show More

Related Articles

Back to top button