BotaLajme

Ndahet nga jeta Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian ndërron jetë në spital

ITALI- Ndërron jetë Silvio Berlusconi. Ish-kryeministri italian ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano, raporton ‘Corriere‘.

Ish-kryeministri, drejtuesi i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç

Berlusconi u shtrua sërish në San Raffaele të premten e kaluar, pasi kaloi edhe 45 ditë të tjera në spital, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie. 

Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij shkuan me urgjencë në spital, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button