Sekretari i jashtëm britanik, David Cameron, ka premtuar se do të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën gjatë një udhëtimi të paparalajmëruar në Kiev ku edhe u takua me presidentin Volodimir Zelenski. Ish kryeministri Cameron, ishte në kiev në vizitën e parë të tij jashtë britanisë së madhe në rolin e ministrit të jashtëm ndërkohë që Londra ka qenë një mbvështetëse e vendosur ushtarake dhe politike e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus. “Ne do të vazhdojmë tju japim ju të gjithë mbështetjen morale, diplomatike, ekonomike e mbi të gjitha ushtarake, për të cilën do të keni nevojë, jo vetëm këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por për sa kohë që të duhet”, tha kameron në takimin me Zelenskin. “Unë doja që kjo të jetë vizita ime e parë. Unë e admiroj forcën dhe vendosmërinë e popullit ukrainas”, shtoi ai. Zelenski falenderoi Kameron për udhëtimin në një kohë kur vëmendja e botës është zhvendosur tek konflikti në lindjen e mesme. “Tani ju e dini se bota nuk është e fokusuar më tek situata në fushëbetejat tona dhe devijimi i fokusit sigurisht që nuk na ndihmon”, i tha Zelenski Kameronit. Ministria e jashtme ukrainase tha ndërkohë në një deklaratë se Kameron kishte zhvilluar biosedime për cështje që lidhen me armatimet, prodhimin e armëve dhe sigurinë detare në detin e zi.
Read Next
14 hours ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
15 hours ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
15 hours ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
15 hours ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
18 hours ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
18 hours ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
18 hours ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
18 hours ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
18 hours ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
18 hours ago