LajmeMaqedoni

Ndalohen në Tetovë një shtetas i Kosovës dhe një tjetër nga Shqipëria

Policët e SPB Tetovë, dje (14 maj) rreth orës 13:40 kanë ndaluar F.K.(47) nga Republika e Kosovës dhe R.G.(32) nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik, gjegjësisht se kanë qëndruar. në kundërshtim me qëllimin. Ata janë gjetur në një objekt në ndërtim përgjatë rrugës për Falishë të Tetovës, ku po kryenin punë ndërtimore. Dy shtetasit e huaj janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedim të mëtutjeshëm.TS

Show More

Related Articles

Back to top button