LajmeMaqedoni

Ndalohen tre persona nga Kërçova, kjo është arsyeja

Në rajonin e Kërçovës policia ka kapur 3 persona duke prerë ilegalisht dru. Prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, deri në orën 04:00 të mëngjesi të sotëm, policia ka kryer aksion për parandalimin e prerjes së druve në rajonin e Kërçovës.

“Në rrugën nga fshati Lugina e Bigorit deri në vendbanimin Biçincë të Kërçovës, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim, e kanë privuar nga liria M.M.(24) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen” , të cilin ai drejtonte u gjetën dru zjarri pa dokumenta përkatëse, dy sharra motorike, si dhe asnjë dokument për mjetin. Po ashtu në rrugën nga fshati Lugina e Bigorit deri në vendbanimin Biçincë është vërejtur një veturë e udhëtarëve “Opel Tigra”, e cila nuk I është bindur urdhrit për ndalesë. Më pas menjëherë automjeti është ndalur, pas çka dy persona që udhëtonin në të janë larguar nga vendi ndërsa gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dru për mgrohje. M.M., veturat, drutë e zjarrit dhe sharra i janë dorëzuar Stacionit Policor të Kërçovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Show More

Related Articles

Back to top button