LajmeRajon

Ndërhynë për të ndërmjetësuar në zënkë, gruaja goditet me thikë

Një grua është therur me thikë derisa ka tentuar ta ndaj burrin dhe dy meshkuj tjerë nga rrahja.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse tjetri gjendet në arrati.

closevolume_off
“Rr. Mustafë Kruja, Prishtinë 08.05.2023 – 11:40. Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për ti ndarë gjatë një rrahje burrin e saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Show More

Related Articles

Back to top button