GostivarLajmeMaqedoni

Ndërprerje e energjisë elektrike në Gostivar dhe Çagran në dy ditët e ardhshme

Nesër dhe pasnesër (12 dhe 13 tetor), do të ketë ndërprerje të përkohshme në furnizimin me energji elektrike në Gostivar dhe fshatin Çegran.

 Nga EVN informojnë se ndëprerja vjen për shkak se ekipet e Elektrodistribucionit do të punojnë në rikonstruksionin dhe modernizimin e rrjetit shpërndarës.

Nesër (12 tetor) nga ora 12:00 deri në ora 14:00 te rruga “Nikolla Parapunov” (pas shkollës fillore “Goce Dellçev”) dhe nga ora 10:00 deri në ora 12:00 një pjesë e rrugës Beliçica (një pjesë e ndërtesave te ish thertorja) do të mbetet pa energji elektrike.

 Në datën 13 tetor një pjesë e Çergranit (te pompat) do të jetë pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Show More

Related Articles

Back to top button