LajmeMaqedoni

Ndërprerje të shërbimeve të Telekomit për shkak të kabllove të dëmtuara gjatë punimeve ndërtimore

Kabllot e dëmtuara në lokacione të ndryshme, të shkaktuara nga punimet ndërtimore të palëve të treta, janë shkak për problemet teknike për shkak të të cilave shfrytëzuesit e shërbimeve të Telekomit të Maqedonisë nga mëngjesi po përballen me ndërprerje në trafikun e internetit dhe linjave telefonike celulare dhe fikse.

“Për momentin po përballemi me pengesa teknike, për shkak të kabllove të dëmtuara në lokacione të ndryshme, të shkaktuara nga punimet ndërtimore të palëve të treta. Ekipet tona punojnë intensivisht në terren. Kërkojmë falje për shqetësimin”, theksohet në njoftimin e shkurtër të Telekomit të postuar në faqen e tyre në Fejsbuk.

Show More

Related Articles

Back to top button