GostivarLajme

Ndërrimi i dokumenteve personale, policia e Gostivarit punon çdo ditë pune deri në ora 19:30

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë i njofton qytetarët e zonës së Gostivarit se për shkak të nevojës për ndërrimin e dokumenteve ekzistuese personale (letërnjoftime, patentë shoferë dhe dokumente udhëtimi) me të reja, në përputhje me amendamentet kushtetuese të miratuara, për të cilat afati është data 12 shkurt 2024, dhe me qëllim për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, për të shmangur turmat në njësitë organizative përgjegjëse për çështjet civile dhe për të shkurtuar kohën e pritjes, sportelet që punojnë për pranimin e kërkesave dhe lëshimin e dokumentave të gatshme personale në DPB- Gostivar, filloi punë në dy ndërrime.

Kështu, qytetarët të cilët duhet të kryejnë detyrimet e tyre qytetare lidhur me ndërrimin e dokumenteve personale, tani e tutje do të mund t’i kryejnë këto aktivitete çdo ditë pune deri në orën 19:30. Për kujtesë, operacioni me dy turne tashmë është në funksion në sportelet për punë civile dhe në SPB- Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button