BotaLajme

Ndërron jetë në SHBA Fetullah Gylen, kundërshtari i Erdoganit

Predikuesi mysliman turk Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një grushti të dështuar të 2016-ës, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur, raportojnë mediat turke këtë të hënë.

Gylen u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, ndërsa ai ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë të quajtur FETO, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi gjatë gjithë kohës.

Ai vuante nga disa sëmundje dhe në spital ndodhej i shtruar prej disa ditësh.

Kujtojmë se Fetullah Gulen është i njohur si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Erdogan, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar edhe Shqipërisë që të luftojë Gulenizmin, madje të mbyllë çdo degë të aktivitetit të tij në Shqipëri.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button