LajmeRajon

Ndihmëssekretari i ShBA paralajmëron takimin me Albin Kurtin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Ndihmëssekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien, do të udhëtojë për në Paris dhe Bruksel,  nga 9 deri më 14 nëntor 2023,

Në njoftim thuhet se ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Gjithashtu, DASH thekson se O’Brien do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në këto takimet do të diskutohet për çështjet rajonale dhe raportet bilaterale.

“Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet me Shefin e Stafit të Kryeministrit belg Peter Moors për të diskutuar mbjatjen përgjegjëse të Rusisë për luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës. Ai do të takohet gjithashtu me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Show More

Related Articles

Back to top button