LajmeMaqedoni

Ndriçimi publik dhe mbeturinat jepen në koncesion

Sipas Daut Memishit, zëvendësdrejtori Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova – Tetova, në të ardhmen koncesioneri do të ketë obligim që në kohë të bëjë grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në deponinë Rusino

 Me vendim të ri të këshillit, në territorin e komunës së Tetovës gjithsej do të ketë 40 rrugë njëkahëshme. Deri më tani, përmes dy vendimeve që janë sjellur në këshillin e komunës së Tetovës kanë qenë 36 rrugë, ndërsa me vendimin e fundit edhe katër rrugë do të jenë njëkahëshe.
Sipas sektorit për veprimtari komunale, këta rrugë në të ardhmen do të jenë rrugë njëkahëshe me kërkesë të banorëve. Bëhet fjalë për një pjesë të rrugëve,” Murat Baftjari”, “Ivo Ribar Llolla”, “Kuzman Josifovski -Pitu” dhe “Jordan Zalatanovski”. Pëlqim që këta rrugë të jenë njëkahëshe ka dhënë edhe Sektori për Punë të Brendëshme dhe pritet që në të ardhmen në këta rrugë të zbatohet edhe ky vendim.

Këshilli i komunës së Tetovës ka dhënë pëlqim që në të ardhmen, komuna të fillojë procedurën për themelimin e partneritetit publiko privat për modernizimin e ndriçimit publik. Sipas sektorit të financave, në territorin e komunës së Tetovës, ndriçimi publik nuk është në nivel edhe pse qytetarët paguajnë që të kenë ndriçim cilësor. Me dhënien në partneritet publik-privat të ndriçimit publik, pritet që komunë krahas që do të ketë ndriçim të mirë poashtu pritet që të arkëtojë edhe mjete shtesë.

Nga komuna e Tetovës thonë se për këtë pritet që të shpallet edhe thirrje publike që ndriçimi publik të menaxhohet nga ndërmarrje private, kurse lëshilltarët pyetën se a do të ketë lëshime nga puna, por nga sektori i financave thanë se janë vetëm 5 persona të punësuar të cilëve nuk u rrezikohet vendi i punës. Poashtu, në seancën e këshillit të komunës së Tetovës është vendosur që në të ardhmen edhe procesi I bartjes së mbeturinave të jepet me koncesion. Sipas Daut Memishit, zëvendësdrejtori Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova -Tetova, në të ardhmen koncesioneri do të ketë obligim që në kohë të bëjë grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në deponinë Rusino. Ai tha se kjo mënyrë e menaxhimit do të sjellë më shumë pastërti në qytet,por edhe do të sjellë që të kemi një qytet më të pastër dhe më shumë të hyra për ndërmarrjen publike komunale.

Ai tha se për këtë vendim paraparakisht është bërë edhe një studim fizibilit që të shihet se a është i arsyeshëm ky vendim. Në seancën e ditës së premte, këshilltarët me shumicë votash pranuan edhe donacionin e disa kompanive private të Tetovës për ndërtimin e rrugës Sellcë-Vicë dhe kontajnierët e Iniciativës “Më mirë për Tetovën”. (koha.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button