LajmeMaqedoni

Ndryshimet kushtetuese/ Mickoski: 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së janë të qartë! Nëse i kanë 80 deputetë, le të caktojnë seancë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në Manastir deklaroi se nuk pret që diskutimi për ndryshimet kushtetuese në Komisionin Parlamentar për Çështje Kushtetuese të zgjasë dhjetë ditë, por pret dhe ka “ndjenjë” se do të përfundojë sot.

“Dyzet e katër deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë dhe të saktë në qëndrimin e tyre. Dje patëm koordinim, pa thënë asnjë fjalë, u kuptua se të gjithë po flisnim me zë të lartë, e kjo është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar, tha Mickoski nga Manastir.

I pyetur nëse ekziston mundësia e “manipulimit” të seancës plenare, jo në aspektin e deputetëve, por në aspektin teknik, kryetari i VMRO-DPMNE-së u përgjigj se edhe për këtë kanë një strategji, ndonëse presin, siç tha ai, që menjëherë ta vendosin pikën në rend dite nëse i kanë 80 deputetë.

“I bëj thirrje menjëherë, pasi të ketë mbaruar Komisioni Kushtetues, të caktojnë nesër një seancë parlamentare dhe të shohim nëse kanë 80 deputetë apo jo. Nëse nuk e caktojnë, atëherë është e qartë se nuk kanë, nëse nuk kanë, nuk shoh ndonjë politikë tjetër që kjo Qeveri do ta arsyetonte në ekzistencën e saj, dhe ne duhet ta shpërndajmë Kuvendin sa më shpejt dhe të shkojmë në zgjedhje parlamentare”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, në Komisionin Kushtetues janë 17 deputetë, ndërsa për të gjetur pikën në rendin e ditës të seancës plenare, është e nevojshme të kemi shumicën në këtë komision. “Ne do t’i përmbahemi agjendës sonë dhe do t’i mbrojmë interesat kombëtare tona”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Show More

Related Articles

Back to top button