LajmeMaqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Pendarovski: Moment strategjik, s’duhet ta humbasim

Kreu i shtetit pret bisedime intensive mes qeverisë dhe opozitës në legjislativ për ndryshimet kushtetuese. Pendarovski thotë se ky është një moment strategjik, të cilin nuk duhet ta humbasim për vendin dhe brezat e ardhshëm. Ai vlerëson se votimi i ndryshimeve kushtetuese do të jetë gjatë muajit shtator.

“Nuk pres që votimi në fazën e parë për hapjen e ndryshimeve kushtetuese të ndodh në gusht, siç kishte disa paralajmërime. Pritjet e mia janë që ata do të jenë me siguri pas pushimeve verore në shtator apo mnë fund të shtatorit. Përndryshe e gjithë korniza kohore me të cilën pritet të ndryshojmë kushtetutën duhet formalisht të mbarojë më 30 nëntor, deri sa zgjat skriningu” – tha Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Edhe nga LSDM bëjnë thirrje që të partite politike të reflektojnë dhe të mbështesinndryshmet kushtetuese, e cila sipas partisë në pushtet është rruga e vetmë për të vazhduar drejt procesit eurointegrues.

Apeluan që Mickoski dhe VMRO-DPMNE në vend që të punojë për interesa të huaja, të mundësoj që vendi të ketë ardhmëri evropiane.

“Procesi i integrimit në BE duhet të vazhdojë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë, nëpërmjet miratimit të amendamenteve të nevojshme kushtetuese. Çdo deputet, çdo subjekt politik ka obligim dhe përgjegjësi të mbështesë ndryshimet e Kushtetutës me të cilat do të bëjmë një hap serioz drejt realizimit të qëllimit strategjik – anëtarësimit të plotë në BE. Kushdo që punon për të bllokuar të ardhmen evropiane të vendit po punon kundër interesit strategjik të anëtarësimit në BE dhe kundër vetë Bashkimit Evropian.” – u shpreh Darko Kaeski nga LSDM.

Përndryshe debati në komisionin kushtetues nis më 25 korrik e martë dhe do të zgjasë maksimum 10 ditë, ndërkohë seanca plenare për miratimin e nevojës së ndryshimeve vijon pas një muaji nga dita e dorëzimit të inicijativës në kuvend. Kundër miratimit të ndryshimeve kushtetuese janë shprehur qartazi opozita maqedonase.

Nga VMRO-DPMNE kanë konfirmuar se qëndrimin e tyre kundër do ta shprehin edhe në seancat e Kuvendit, me çka do të hihet se kjo qeveriu nuk I ka numrat për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

Show More

Related Articles

Back to top button