LajmeMaqedoni

Ndryshimet kushtetuese, pushteti dhe opozita të betonuara në qëndrime

Është vonë për një konsensus nacional për amendamentet kushtetuese. Me shpalljen e amendamenteve për të cilat nuk ka mbështetje nga 80 deputetë, Qeveria bëri një gabim tjetër, tha lideri i opozitës VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas tij, arsyet pse ndryshimet e propozuara në Kushtetutë janë të papranueshme për ta janë të shumë anshme dhe mbi të gjitha, siç thotë ai, “të detyruara nga mungesa e ndonjë garancie se ky do të jetë lëshimi i fundit në rrugën drejt BE-së, që Maqedonia duhet të bëjë, për shkak të mungesës së mekanizmave për mbrojtjen e çështjeve të identitetit. Sipas Mickoskit, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme në këtë moment janë zgjedhjet.

“Dalin në një proces ku e dinë se nuk mund t’i realizojnë, por mendojnë se në këtë mënyrë do të jenë të pëlqyeshëm për disa faktorë të jashtëm të ndikimit dhe do të mbeten një muaj, dy apo 1 ose dy vite më shumë në skenën politike dhe më pas faktorëve të njëjtë të ndikimit do t’u thonë bëni presion mbi opozitën. Tani është vonë për një gjë të tillë, me kryeministrin Kovaçevski mundemi të flasim vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.”, – deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Por, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga konsideron se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë brenda vitit 2023 dhe se VMRO do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese.

“Unë jam mes atyre që besojnë se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë brenda vitit 2023, sepse keni parë është relacioni brenda VMRO-DPMNE-së, që gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur ndryshime drastike të qëndrimeve, kështu që unë besoj se ato si parti politike do t’i mbështesin këto ndryshime kushtetuese dhe nëse ata këtë nuk do ta bëjnë si subjekt politik, atëherë do të gjinden individ, në këtë rast deputetë brenda shumicës së VMRO-së që do të përkrahin ndryshimet kushtetuese.”, – theksoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Sa i përket akuzës së lëvizjes së re të Izet Mexhitit se BDI-ja dhe Aleanca për të janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit të 20%-it nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, Lloga me përgjigje se kërkesa për heqjen e 20 për qindëshit do të vazhdojë të mbetet një kërkesë e tillë, por ne nuk mund t’i japim luksin VMRO-së, që ajo të thirret në kërkesën e 20 për qindëshit të mos e japë mbështetjen për ndryshimet kushtetuese. Lloga më tej shtoi se do të lusë Mexhitin, që në bazë të afërsisë së tij me zotin Mickoski, nëse mund ta bind atë, atëherë sipas tij menjëherë do të ketë iniciativë tjetër, e cila do të shkojë në Kuvend dhe bashkërisht me të edhe gjithë shqiptarët tjerë ta heqim këtë definicion regresiv, potencoi Lloga.

Show More

Related Articles

Back to top button