LajmeRajon

Në 97 shkolla në Beograd alarme për vendosje të bombave

Ministria e Arsimit të Serbisë kumtoi se sot në mëngjes në 97 shkolla fillore në Beograd, kanë marrë alarme për vendosje të bombave, si dhe në disa shkolla të mesme, ndërsa në një numër të madh prej tyre pas kontrollit policor është konfirmuar se alarmet ishin të rrejshme.

Prindërit morën mesazhe të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, mësimi nuk ka filluar, ndërsa fëmijët të cilët do të arrijnë kthehen në shtëpi.

Për alarmet janë informuar shërbimet kompetente dhe vijon bastisje e ekipeve speciale.

Show More

Related Articles

Back to top button