LajmeMaqedoni

Në Buxhetin e vitit 2023, shumë rekorde prej 9 miliardë denarë për bujqit

-Një pjesë e madhe e projekteve dhe planifikimeve të parapara me Buxhetin e vitit 2023 janë pjesë edhe nga programi elektoral i Bashkimit Demokratik për Integrim të inkorporuar në atë të pushtetit lokal dhe qeveritar.

Me Buxhetin e ri për vitin 2023, për bujqit janë dedikuar afër 9 miliardë denarë, që është buxhet rekord në bujqësi deri më tani, me të cilin fillon zbatimi i reformës më të madhe bujqësore në Maqedoninë e Veriut.

Pagesa e parakohshme e 30 për qind e subvencioneve në vitin aktual, subvencionim shtesë për kulturat e rëndësishme, përkrahje e madhe për blegtori, mbështetje e vazhdueshme për çdo fermer, përmes programeve të caktuara.

Nëpërmjet masës së planit të ri të biznesit në bujqësi, fermerët, për të cilët është aktiviteti kryesor, marrin mbështetje prej 10 mijë eurosh, ka mbështetje për blerjen e frutave të freskëta, perimeve, qumështit, produkteve të qumështit, grant prej 10.000 eurosh për përkrahjen e kantinave të vogla familjare, përkrahje prej 10.000 eurosh për prodhuesit e vegjël të ushqimit dhe zhvillimin e shitjes së fermave, zhvillimin e fshatrave përmes mbështetjes së kooperativave bujqësore etj., shkruan Indeks.mk

Këto janë vetëm një pjesë e masave të parapara me Buxhetit e vitit 2023, që nënkuptojnë mbështetje dhe arritje direkte tek fermerët që kanë më shumë nevojë.

Po ashtu, programi i ri IPARD 3, i cili kap vlerën e 210 milionë eurove, do të vihet në dispozicion për investime dhe zhvillim të bujqësisë në shtatë vitet e ardhshme.

Një pjesë e madhe e projekteve dhe planifikimeve të parapara me Buxhetin për vitin 2023 janë pjesë edhe nga programi elektoral i Bashkimit Demokratik për Integrim të inkorporuar në atë të pushtetit lokal dhe qeveritar. (Indeks.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button