LajmeMaqedoni

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për rastin “Llaskarca”

 Me marrjen në pyetje të ekspertit Zekiria Zekiri në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot vazhdon gjykimi për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë, në të cilin jetën e humbën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan.


Në seancën paraprake në pyetje u mor ekspertja Jovanka Savova, pjesë e ekipit që e përcaktoi superekspertiza për lëndën.

Të akuzuar në rastin e fatkeqësisë në Llaskarcë, që ndodhi më 13 shkurt 2019, në të cilin jetën e humbën 16 persona dhe mbi 30 u lënduan rëndë, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe drejtuesi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërsa, tre të punësuarit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, ngarkohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.

Procesin gjyqësor për fatkeqësinë që ndodhi në shtator të vitit 2019 e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Show More

Related Articles

Back to top button