GostivarLajme

Në gjysmën e parë të këtij viti, Komuna e Gostivarit ka dhënë 83 leje ndërtimi

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Komuna e Gostivarit ka dhënë 83 leje ndërtimi, 12 prej tyre janë për ndërtesa kolektive banesore. Nga Sektori për Urbanizëm bëjnë të ditur se në periudhën në fjalë, ndërkohë janë refuzuar 21 kërkesa për leje për ndërtim.

“Në periudhën 1 janar – 30 qershor 2024, nga Sektori i Urbanizmit janë lëshuar gjithesej 83 leje ndërtimi, ndërsa përshkaqe objektive janë refuzuar 21 kërkesa për leje. Prej 83 lejeve të lëshuara, 33 janë për ndërtim të shtëpive individuale, 12 për ndërtesa për banim kolektiv, 6 janë për projekte infrastrukturore, ndersa lejet tjera të lëshuara kanë të bëjnë me adaptim, ridedikim, rikonstruktim, vendosje të paneleve fotovoltaike, etj”, njofton përmes rrjeteve sociale udhëheqësi i Sektorit për Urbanizëm pranë Komunës së Gostivarit, Semir Zulberai.

Poashtu, janë miratuar gjithsej 22 procedura për plane urbanistike.

“Do të veçoja dy si shumë të rëndësishme, gjegjësisht sjellja e PDU për Bllokun 15 dhe e një pjese të PDU për Bllokun 20. Për Bllokun 15 deri më tani nuk ka pasur aspak plan urbanisitk, ndërsa në pjesën e PDU për Bllokun 20, parashihet ndërtimi i një Kopshti për fëmijë”, shkruan më tej Zulberai.

Vlen të theksohet, se Gostivari vazhdon të jetë ndër komunat me numrin më të madh të lejeve të lëshuara për ndërtim, sqaron Zulberai, dhe shton se brenda kesaj periudhe kohore vazhdon të njihet si një ndër komunat më transparente përsa i përket Sekotrit të Urbanizmit.

Ai thotë se Sektori i Urbanizmit pranë Komunës së Gostivarit, me qëllim të rritjes së transparencës, do të vazhdojë që për punën e vet të raportojë çdo gjashtë muaj. Ky është raporti i tretë gjashtëmujor që nga marrja e detyrës udhëheqës sektori nga ana e Zulbearit, dhe premton se këtë do ta bëj rregullisht edhe në të ardhmen.

Show More

Related Articles

Back to top button