LajmeMaqedoni

“Në këtë shtet nuk respektohet jeta njerëzore”/ Para Prokurorisë në Shkup u protestua për djegien e spitalit modular në Tetovë

Familjarët e viktimave nga djegia e spitalit modular në Tetovë sot protestuar në Shkup, përcjell TV21. Ata kërkojnë proces të ri gjyqësorë për këtë rast, ku jetën humbën 14 persona, si dhe shkarkimin e disa prokurorëve në krye me shefin e Prokurorisë, Lubomir Joveski.

“Në këtë shtet nuk respektohet më e shenjta, jeta njerëzore. 14 viktima, 0 ditë burg. Ne si familjarë kërkojmë shkarkim të prokurorit Lubomir Joveski, bashkë me prokurorët tjerë, Besir Aliu, Hanefi Ahmeti, Zorica Pavlloviç dhe Dejan Petreski, të involvuar në fshehjen e krimit”, tha mes tjerash Ibin Emshi, familjar.

Show More

Related Articles

Back to top button