LajmeMaqedoni

Në Kodrën e Diellit -17 gradë dhe gjysmë metër borë

Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm janë matur -17 gradë Celsius, në Berovë -15, Krushevë -14, Mavrovë -12, Manastir dhe Tetovë -11, në Shkup dhe Ohër -9, ndërsa -3 në Gjevgjeli.

Në Kodrën e Diellit ka më së shumti borë 49 centimetra, në Mavorovë shtresa e borës është 18 centimetra dhe në Krushevë katër, informoi DPHM.

Gjatë natës moti ishte kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë me erë të dobët deri mesatare veriore. Mëngjesi i sotëm është i ftohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 7 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 3 gradë.

Show More

Related Articles

Back to top button