LajmeMaqedoni

Në MPJ u mbajt komemoracion për ish ministren e Punëve të Jashtme Ilinka Mitreva

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme u mbajt komemoracion me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ministres së Punëve të Jashtme Ilinka Mitreva. Mitreva vdiq më 31 korrik të këtij viti në moshën 72 vjeçare.

Funksionin e deputetes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e ka kryer nga viti 1994 deri në vitin 2001. Mitreva ishte kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe kryetare e Delegacionit të Maqedonisë në dimensionin parlamentar të iniciativës qendrore-evropiane, shefe e grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin Evropian dhe anëtare e Bordit iniciativ për krijimin e klubeve të NATO-s.

Nga 13 maji deri më 23 nëntor të vitit 2001 ishte ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë. Pas fitores së LSDM-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, ajo përsëri u emërua në këtë pozitë nga 1 nëntori i vitit 2002, ku qëndroi deri më 26 gusht të vitit 2006.

Show More

Related Articles

Back to top button