LajmeMaqedoni

Në PE hapet “Së bashku II)- ekspozita e parë e përbashkët e artistëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel, dje është hapur ekspozita “Së bashku II”, e organizuar nga Qendra Bullgare Kulturore dhe Informative në Shkup (QBKI) në bashkëpunim mes Ministrive të Kulturës të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e eurodeputetit dhe raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk.

Siç kumtuan nga Qendra bullgare Kulturore dhe Informative, në hapjen e ekspozitës e ftuar speciale ishte kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

“Bashkimi Evropian dhe ky parlament janë të përkushtuar për promovimin e marrëdhënieve afatgjata midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të dyja palët në dialog dhe të punojnë për një të ardhme të përbashkët evropiane. Kjo ekspozitë synon të kremtojë unitetin mes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit Evropian”, tha Mecola.

Show More

Related Articles

Back to top button