LajmeMaqedoni

Në qendër të Shkupit mblidhen ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Qytetarët e  Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur t’u ndalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqi.

Ata në rrjetet sociale njoftojnë se kanë hapur pikë për mbledhjen e ndihmave të cilës do forme.

“I presim të gjithë ata që duan të ndihmojnë për tërmetin në Turqi në tendën tonë në qendër të Shkupit. Batanije, pallto, pelena, xhaketa, ngrohëse etj…”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, autoritetet në Maqedoni gjithashtu kanë njoftuar se do të bëjnë gjithçka që është në mundësi të tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Theksojmë që tërmeti i ditës së hënë me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore, ishte tërmeti më i fuqishëm i qarkut në më shumë se 80 vjet.

Show More

Related Articles

Back to top button