LajmeMaqedoni

Në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, goditet nga vetura  64 vjeçari me biçikletë

Sot (20-shtator) në ora 07:25 në Tetovë, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, në Vrapçisht, vetura “Fiat Punto” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 41-vjeçari A.Sh. nga Toplica e Gostivarit ka goditur biçikletën e drejtuar nga H.B. (64) nga Dobërdolli i Gostivarit.

Në aksident biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button