LajmeMaqedoni

Në SHBA duan të ndalojnë makinat kineze, shqetësohen se po spiunojnë amerikanët

Në këtë mënyrë, besojnë ligjvënësit, do të mbroheshin të dhënat e banorëve amerikanë, pavarësisht se prodhuesit tashmë përdorin fabrika në Meksikë për të anashkaluar sanksionet ndaj produkteve të prodhuara në Kinë.

Këto rregulla janë krijuar për të parandaluar “makinat inteligjente” të mbledhin të dhëna për amerikanët dhe më pas t’i transferojnë ato në vendet që SHBA i konsideron një kërcënim për sigurinë e saj.

Administrata Biden është e shqetësuar se aftësia e makinave për të mbledhur të dhëna për shoferët mund të përdoret për të spiunuar amerikanët, pasi rregulloret kineze kërkojnë që prodhuesit e automjeteve të mbajnë të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë brenda kufijve të saj.

Shtëpia e Bardhë do ta shqyrtojë këtë çështje që në javën e ardhshme, tha një burim i mirëinformuar për Bloomberg, dhe është interesante se kjo do të ishte një hakmarrje në një farë mënyre, sepse në Kinë është e ndaluar që makinat Tesla të hyjnë në zona të caktuara ushtarake të ndjeshme. Për të njëjtat arsye të përmendura nga SHBA.

Show More

Related Articles

Back to top button