LajmeMaqedoni

Në Tabanocë për hyrje pritet një orë, ndërsa në Bogorodicë për dalje – 30 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit.

Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në VK Tabanocë për hyrje në vend koha e pritjes është rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa si dhe male, ku ekziston mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Show More

Related Articles

Back to top button