LajmeMaqedoni

Nesër bëhen dy vite nga djegia e spitalit modular – janë paralajmëruar edhe protesta

Familjarët e viktimave nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë, të premten do të protestojnë për të kërkuar drejtësi për jetët e humbura. Ata sot dorëzuan njoftimin në Policinë e Tetovës, ndërsa kërkuan përkrahje nga gjithë banorët e Tetovës. Protesta do të fillojë nga vendi ku u dogj spitali modular në 8 shtator të vitit 2021, ndërsa do të vazhdojë deri në sheshin Iliria të Tetovës. Njëri nga organizatorët tha se besimi në drejtësinë është shumë i vogël, por vullneti i tyre për të luftuar për familjarët e tyre është i madh, andaj dhe paralajmëruan protesta të vazhdueshme, deri në zbardhjen e plotë të rastit. Organizatorët kërkuan që protesta të mos keqpërdoret për pikë politike pasi qëllimi është sjellja e drejtësisë në vendin tonë./Nmk-post

Show More

Related Articles

Back to top button