LajmeMaqedoni

Nesër do të ngrihen çmimet e orizit dhe vezëve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se nesër do të ngrihen çmimet e orizit dhe vezëve.

Siç tha sot në konferencë për media në Qeveri, te sheqeri dhe mielli nuk do të intervenohet me ngrirje sepse tashmë ka ulje të çmimeve të këtyre produkteve dhe ai trend pritet të vazhdojë.

Bekteshi nuk tregoi konkretisht në cilin çmim do të jetë ngrirja, por është i sigurt se ai nuk do të jetë çmimi i sotëm, por i ndonjë dite tjetër në mars.

Sipas tij, për momentin çmimet e vezëve në vend janë më të ulëtat në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ndërsa shtrejtim për shkak të festave në vijim nuk do të lejohet.

“Presim që çmimet e sheqerit dhe miellit të bien vetë, ndërsa tashmë edhe shënojnë ulje, por nëse nuk ndodh kjo nga ana e tregtarëve, deri në fund të kësaj jave ose fillimi i javës së ardhshme do të ketë vendime shtesë për çmimet e këtyre produkteve”, theksoi Bekteshi.

Nga 16 marsi janë ngrirë çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit, ndërsa nga 28 shkurti është ngrirë edhe çmimi i bukës. Atëherë, sipas vendimeve qeveritare, u hoq rryma e subvencionuar për kompanitë nga industria ushqimore.

Ministri Bekteshi javën e kaluar paralajmëroi se në prill janë të mundshme masa të reja në lidhje me çmimet.

Show More

Related Articles

Back to top button