LajmeMaqedoni

Nesër Osmani në Spanjë, me fjalim në akademinë verore të organizuar nga Borrell

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të jetë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, ku do të marrë pjesë në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, e cila mbahet në Santander, nga data 21 deri më 25 gusht ndërsa organizohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borrell dhe Universiteti Ndërkombëtar “Menendez Pelayo”.

Osmani do të ketë fjalim në panelin kushtuar zgjerimit dhe fqinjësisë, me fokus Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.

Agjenda e Osmanit në Santander në margjinat e akademisë verore përfshin takime të shumta bilaterale me kolegë, duke përfshirë shefin e diplomacisë europiane, Borrell, dhe të Lituanisë, Landsbergis.

Show More

Related Articles

Back to top button