LajmeMaqedoni

Nevzat Bejta: Artan Grubi është teneqe, nuk matet me karat! Grubi pa u vonuar i është përgjigjur kështu..

Ish-nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta në emisionin “200” në Alsat – M duke folur mbi qëndrimet e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” ka ofenduar bashkëpartiakun e tij, Artan Grubi duke e quajtur “teneqe, metal që s’matet me karat”.

“Artan Grubi nuk matet me karatet e metaleve që maten me karat, por është metal që nuk ka karat… ,e që nuk kanë karate ato janë hekuri, teneqja, këto”.

Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, duket se nuk është prekur nga ofendimet që në adresë të tij i ka bërë bashkëpartiaku Nevzat Bejta.

“Faleminderit z.Bejta. E kam bashkëpartiak. I uroj punë të mbarë.

I uroj gjithë të mirat dhe shumë shëndet atij dhe familjes së tij”, tha Grubi në një prononcim për gazetën LAJM.

Show More

Related Articles

Back to top button