LajmeSport

Neymar drejt largimit, PSG gjen në Spanjë zëvendësuesin e brazilianit

Neymar Jr mund të largohet nga Paris Saint Germain pas pesë viteve qëndrim në kryeqytetin francez.

Pasi kanë siguruar shërbimet Kylian Mbappe edhe për tri vite të tjera, drejtuesit e parisienëve janë të gatshëm tani ta shesin Neymarin.

Kampioni në fuqi i Francës po pret ofertën e duhur për ta shitur brazilianin dhe Newcastle United është favoriti kryesor për ta transferuar atë.

PSG duket se e ka gjetur zëvendësuesin e brazilianit dhe vetëm po pret shitjen e tij për ta afruar transferimin e ri.

Gazeta spanjolle Marca ka raportuar se sulmuesi holandez Arnaut Danjuma pëlqehet nga drejtuesit e parisienëve.

25-vjeçari ka shpërthyer me Villarrealin këtë vit duke shënuar 16 gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Parisienët janë gati të shpenzojnë 55 milionë euro për transferimin e holandezit në Parc de Princes si zëvendësues të Neymarit.

Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Danjuma është në listën e dëshirave edhe të dy gjigantëve anglez Liverpool e Manchester United.

Show More

Related Articles

Back to top button