LajmeMaqedoni

Nga 20 qershori çarter fluturim nga Shkupi deri në Qipro

Nga 20 qershori deri 22 gusht gjatë sezonit veror turistik, do të vendoset çarter fluturim i drejtpërdrejtë nga Shkupi për në Qipro. Çarter fluturimi do të jetë në nivel ditor dhe do të fluturohet nga Shkupi deri në Larnaka me “Ballkan Holiday Air”.

“Qiproja prej çdoherë ka qenë top destinacion turistik, ndërsa ky fluturim i ri pa dyshim se do të sjellë më shumë vizitorë në ishullin tonë të shkëlqyeshëm. Jemi të bindur se ky bashkëpunim i ri do të ketë ndikim të rëndësishëm për industrinë tonë turistike”, deklaroi sot Xhorxh Minas, drejtor për zhvillim të tregut nga Sektori për marrëdhënie ndërkombëtare të Qipros nga Ministria e Turizmit.

Çarter fluturimi realizohet në bashkëpunim me disa agjenci turistike nga vendi – JK Travel, Atalantis Grup, ETC Travel, Magelan dhe Vaikiki Travel.

“Jemi të bindur se ky fluturim i ri çarter, udhëtarëve do t’u ofrojë mundësi të pabesueshme që ta hulumtojnë bukurinë e Qipros”, deklaroi Elizabeta Koçeva Josifovska, si përfaqësuese e agjencive turistike. 

Show More

Related Articles

Back to top button