LajmeMaqedoni

Nga VMRO-DPMNE thonë se nëse Kovaçevski pranon propozimin e tyre të parë, kjo nënkupton se nuk do të ketë kryeministër shqiptar

E pyetur nëse do të ketë kryeministër shqiptar në 100 ditëshin fundit të Qeverisë teknike e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese, Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE thotë se propozimi i tyre nënkupton që kjo gjë nuk do të ndodhë, respektivisht me daljen e BDI-së nga Qeveria, nuk do të ketë kryeministër shqiptar.

“Kjo është në pjesën e propozimit tonë të parë. Pra propozimin ynë i parë thotë qeveri kalimtare, pa BDI-në sepse për neve BDI është sinonim i krimit dhe korrupsionit dhe ndryshime kushtetuese me veprim të prolonguar. Pra presim që të japin përgjigje nëse e pranojnë edhe pjesën e dytë të propozimit tonë të parë e kjo është ndryshime kushtetuese me veprim të prolonguar. Nuk është që vetëm BDI të dal nga qeveria, por edhe të na garantojnë ndryshim me veprim të prolonguar”, pohoi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Show More

Related Articles

Back to top button