LajmeMaqedoni

Nikollovski: Në qershor do të vijojë skriningu dhe harmonizimi shpjegues dhe dypalësh i legjislacionit tonë në bujqësi me BE-në

“Agro Këshilli”, organi më i lartë shkencor dhe politik në pjesën e vendimmarrjes për bujqësi, është caktuar për 10 maj, paralajmëroi sot nga Shtipi, ministri i Bujqësisë. Pylltaria dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Temë do të jetë agjenda evropiane në këtë sektor, dhe siç thotë Nikollovski, 45 për qind nga buxheti i BE-së shkon për bujqësi. 

“Pjesa më e madhe e harmonizimit tëtë drejtës me Bashkimin Evropian bie në klasterin 5, të cilin e udhëheqim si ministri, ndërsa në qershor pason skriningu shpjegues dhe dypalësh. Besoj se shkenca do t’i japë rekomandimet e saj  edhe në pjesën e rritjes së prodhimit në shtet, por edhe në pjesën e harmonizimit tonë me Bashkimin Evropian”, thotë Nikollovski. 

 Theksoi se janë shënuar çmime rekord të blerjes të produkteve bujqësore, siç është orizi, gruri dhe elbi, e gjithë kjo falë masave  të cilat janë vemdosur vitin e kaluar për bujqit.

Një nga temat e simpoziumit shkencor ndërkombëtar të Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin “Goce Dellçev”-Shtip është arsimimi i të rinjve në këtë sektor. Nikollovski theksoi se nga viti 2022 deri në vitin 2024, objektiv i masave janë pikërisht të rinjtë dhe gratë që punojnë në bujqësi dhe blegtori. 

 “Sot po  nënshkruhen marrëveshjet me 25 praktikantë të rinj, të cilët vijnë nga fakultetet dhe studiojnë drejtimet bujqësore, veterinare dhe pyjore. Ka pasur interesim të madh dhe kështu numri i përgjithshëm i praktikantëve do të jetë 50 në ministri, të cilët janë studentë të vitit të katërt ose të sapodiplomuar, të cilët marrin 70 për qind të pagës minimale”, deklaroi ministri Nikollovski.

 Vuri në dukje se si ministri punojnë në rekrutimin e të rinjve për këto fakultete,  me qëllim që të mbahen të rinjtë në vend. Njëkohësisht vazhdon edhe bursa e studentëve të këtyre drejtimeve, me shumën më të lartë, e cila është 18.000 denarë në muaj për nëntë muaj.

Ministri Nikollovski paraëajmëroi edhe një Program për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për bujqësi, me qëllim të rritjes së numrit të nxënësve në këto drejtime që kanë të bëjnë me prodhimin e ushqimit. 

Show More

Related Articles

Back to top button