BotaLajme

Nis eksporti i drithërave nga porti i Odesës

Ngarkesa e parë me drithin ukrainas u largua nga porti i Odesës më 1 gusht, thanë Ukraina dhe Turqia. Ky njoftim vjen në mes të raportimeve se Rusia ka intensifikuar bombardimet në jug të Ukrainës.

Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrako, tha se anija transportuese, Razoni, që është e regjistruar në Sierra Leone, u largua nga porti i Odesës mëngjesin e 1 gushtit. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se pret që anija të arrijë në Stamboll më 2 gusht.

Kubrako ka falënduar të gjitha shtetet partnere dhe Kombet e Bashkuara që kanë mundësuar zbatimin e marrëveshjes për eksportet e drithërave që u arrit në Stamboll.

Qendra e përbashkët e koordinimi, që është një organizatë me seli në Stamboll, e që mbikëqyrë eksportet, tha se anija Razoni po transporton “mbi 26.000 tonë metrikë” misër.

Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje, së bashku me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara më 22 korrik për të zhbllokuar eksportet e drithërave nga tri portet ukrainase, pasi ato u bllokuan qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ukraina dhe Rusia janë dy prej eksportuesve më të mëdha në botë të drithërave.

Marrëveshja e arritur në Stamboll mundëson që miliona tonë grurë dhe plehra të mund të transportohen në mbarë botën, e cila po përballet me krizë ushqimore

Show More

Related Articles

Back to top button