Nismë për themelimin e shoqatës së mërgimtarëve nga Gostivari në Zvicër / Mbahet takimi i parë

Me datë 5 shkurt 2023, në lokalet e klubit Arsimi në Regensdorf të Cyrihut, u mbajt takimi i parë i mërgimtarëve nga Gostivari në Zvicër.

Me pëlqim të të gjithë të pranishmëve është ndërmarr nisma për themelimin e shoqatës së mërgimtarëve nga Gostivari në Zvicër.

Kjo shoqatë, do të jetë e pavarur nga çdo shoqatë apo organizim tjetër, me qëllim dhe mision për të qenë gjjthëpërfshirës për gostivarasit që jetojnë në Zvicër.

Gjithashtu u vendos edhe për hapat dhe aktivitet e rradhës:

  • gjithë të pranishmit të jenë pjesë e grupit punues të shoqatës deri në mbajten e një mbledhje tjetër, ku do të zgjidhet kryesia e shoqatës. Me grupin punues u Vendos të Udhëheq, Kasam Selimi.
  • u propozuan disa emra të mundshëm të shoqatës, si Mërgimtarët e Gostivarit, Unioni i Shoqatave të Gostivarit në Zvicër, Gostivari në Mërgim, Gostivari i bashkuar, Shoqata gostivarase në Mërgim. Për emrin përfundimtar do të vendoset pasi të merret një mendim publik, nëpërmjet anketave në rrjetet sociale,
  • të përgatitet statuti, në bazë të cilës do të funksionoje shoqata,
  • të krijohet logo e shoqatës, duke kërkuar përkrahje nga artistët gostivaras,
  • të vendoset kontakt me të gjitha shoqatat e vendbanimeve të Gostivarit në Mërgim, në veçanti në Zvicër dhe të informohen për themelimin e shoqatës dhe të ftohen për bashkëpunim,
  • në një të ardhme të afërt, të mbahet turneu i parë i futbollit i gostivarasve në Zvicër, që do të shërbente si formë afrimi dhe njohje midis gostivarasve,

Ftesa jonë e përbashkët për të gjithë gostivarasit në Mërgim, është të na bashkëngjiten në ngritjen dhe forcimin e shoqatës, secili duke kontribuuar me njohuritë dhe kapacitetin që ka.

Për mbajtjen e takimit të parë, paraprakisht kishte të përgatitur dhe publikuar një Ftesë në rrjet sociale dhe nuk ka pasur ftesa individuale.

Lista e pjesmarrësve në takimin për themelimin e shoqatës së Gostivarit në Zvicër

Nagip Memedi
Ilir Tairi
Besim Mustafi
Baftir Nuredini
Jeton Seferi
Mevlan Izairi
Burim Beluli
Setki Ademi
Florim Mustafi
Lutfi Neziri
Enver Sulejmani
Imran Emruli
Kasam Selimi