BotaLajme

Një i vdekur dhe 30 të plagosur pas përplasjes së një treni në Holandë

Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, disa në gjendje të rëndë, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandën perëndimore.

Shërbimet e urgjencës thonë se përplasja gjatë natës ndodhi pasi treni që transportonte rreth 50 persona goditi një vinç ndërtimi pranë fshatit Voorschoten.

Nga përplasja raportohet se është dëmtuar edhe një tren mallrash.

Disa persona janë trajtuar në vendngjarje, por 19 janë dërguar në spital, shkruan BBC.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan karroca të përmbysura dhe një shtëllungë tymi që ngrihej në qiell.

Për incidentin janë hapur disa hetime, duke përfshirë ProRail, organi qeveritar përgjegjës për rrjetet hekurudhore të vendit.

Stacioni qendror pran Leiden, i cili shtrihet mes Hagës dhe Amsterdamit, është mbyllur për shkak të incidentit.

Asnjë tren për dhe nga qyteti nuk pritet të qarkullojë të paktën deri në orën 16:00.

“Ky është një aksident shumë tragjik”, tha kryebashkiaku i Voorschoten, Nadine Stemerdink. “Na vjen keq që pati edhe një të vdekur”.© KOHA

Show More

Related Articles

Back to top button