BotaLajme

Një nga anijet më të mëdha në botë nis udhëtimin e parë dhe të fundit

Planet për anijen Global Dream II, një nga më të mëdhenj në botë, dështuan për shkak të falimentimit të ndërtuesve të tij.

Trupi i anijes do të nisë udhëtimin e parë dhe të fundit përgjatë detit jugor kinez ndërsa do të përfundojë në vendin ku do të çmontohet, pritet të jetë Singapori.

Përndryshe, anija supozohej të ishte një botë më vete, që do të strehonte 9000 pasagjerë dhe do të ofronte luks të jashtëzakonshëm, raporton focus.de.

Sidoqoftë, ndërtimi mund të zgjasë me vite dhe prioritetet ndryshojnë ose lindin probleme si një pandemi e coronavirusit.

Në rastin e Global Dream II, trupi u krye, motorët u vendosën si dhe sistemet e tjera mekanike, por falimentimi pengoi përfundimin e punimeve.

Ai është pak më i gjatë se 340 metra ndërsa i përket klasës Globale të anijeve të mëdha oqeanike, e cila është më e vogël vetëm se klasa Oasis e kompanisë Royal Caribbean Cruises.

Prodhuesi MV Werften pretendon se anijet e tilla kanë 2500 kabina pasagjerësh dhe 20 kuverta. Varkat janë të dizajnuara për tregjet aziatike, përmbajnë parqe argëtimi, kinema, restorante, qendra tregtare, teatro, fusha sportive dhe më shumë.

Kompania planifikon të përdorë teknologjinë AI për shumë shërbime. Anija ishte dashur të largohej nga kantieri vitin e kaluar, por kjo nuk ndodhi për shkak të pandemisë së coronavirusit.

MV Werften falimentoi në muajin janar, kantieri u shit dhe do të përdoret për të prodhuar nëndetëse, fregata dhe anije të tjera, ndërsa Global Dream II do të çmontohet dhe do të shitet për skrap.

Ky do të jetë udhëtimi i parë dhe do të jetë gjithashtu i fundit. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button