BotaLajme

Një tjetër gazetar humb jetën në sulmin ajror të Izraelit në Gaza

Njoftohet se një tjetër gazetar ka humbur jetën nga sulmi i avionëve luftarakë izraelitë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime lokale, gazetari palestinez Hisham al-Nawajihe u plagos gjatë filmimit të avionëve luftarakë izraelitë që synonin një ndërtesë në lagjen Rimal në perëndim të Gazës.

Theksohet se disa qytetarë u plagosën gjatë sulmit dhe se Nawajihe vdiq më vonë.

Me vdekjen e al-Nawajihes, numri i gazetarëve palestinezë të vrarë në sulmet ajrore të Izraelit në Gaza u rrit në 3.

Në sulmet ajrore intensive të avionëve luftarakë izraelitë në lagjen Rimal më herët humbën jetën gazetarët palestinezë Saeed al-Taweel dhe Mohammad Sobh.

Show More

Related Articles

Back to top button