LajmeSport

Një tjetër sezon në Europë apo rikthim në atdhe? Di Maria merr vendimin që të…

Angel Di Maria është lojtari më i rëndësishëm i Juventusit këtë sezon. Statistikat e tregojnë që argjentinasi mbetet më i rrezikshmi në fushë pavarësisht rezultatit që skuadra merr.

Juventus kishte besim të plotë në cilësitë e tij dhe jo më kot vendosi ta priste gjatë verën e kaluar, derisa argjentinasi mori vendimin për të firmosur një kontratë 1 vjecare. Tashmë cilësitë e tij kanë dalë në pah dhe Juve shpreson të rinovojë me të.

Sipas Tuttomercatoweb, argjentinasi i ka vënë vetes objektivin për të marrë pjesë edhe në Copa America 2024 i cili mund të jetë kompeticioni i tij i fundit me kombëtaren Albiceleste.

Për të qënë në formë optimale për atë kompeticion, duke parë edhe moshën 35 vjecare, Angel do të duhet të luajë në nivele të larta në Europë. Për këtë arsye ai shpreson të qëndrojë një tjetër sezon tek Juventus me të njejtën rrogë por vendimi përfundimtar do të merret vetëm në fund të sezonit.

Nëse Juve do të qëndrojë jashtë kupave europiane, atëherë argjentinasi do të kërkojë një tjetër destinacion nëpër Europë.

Gjatë këtij sezoni Di Maria ka arritur të shënojë 7 gola në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Show More

Related Articles

Back to top button