LajmeRajon

“Një version nuk mjafton”, “Na duhet një draft në tavolinë”, Qeveria nuk ngutet përballë kërkesave të ambasadorëve për Asociacionin

“Asociacion të komunave me shumë serbe do të ketë”. Kështu tha dje ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

“Ka një vetëdije në mesin e politikëbërësve amerikanë se serbët në Mitrovicën e Veriut dhe Kosovë, në realitet, duhet ta kenë këtë çështje të zgjidhur përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Hill.

“Është një çështje me të cilën po merren edhe evropianët edhe SHBA-ja dhe ndonëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do të kemi një bashkësi të komunave me shumicë serbe”, tha diplomati amerikan.

Rohde tha se një version nuk është draft dhe se një i tillë i hartuar nga shteti i Kosovës duhet të jetë së shpejti në tavolinë.

“Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode sot.

Këtë e kërkoi edhe përfaqësuesja e lartë e USAID-t, Samantha Power gjatë kësaj jave tha se tani është një fazë kritike, por që pret që si Kosova ashtu edhe Serbia të dalin me propozime konkrete.

Power theksoi se ShBA pret që Kosova në fazën e ardhshme do të dalë me propozime konkrete.

“Pata rastin të takohesha me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani, dhe që të dy ishin shumë të vendosur se Marrëveshja e Ohrit duhet implementuar në tërësi, e ajo përmban në vete të gjitha marrëveshjet paraprake. Tani po hyjmë në një faze kritike ku po presim që të dyja palët të dalin me propozime shumë konkrete në mënyrë që të arrihet një pozicion i përbashkët. Mendoj se është me rëndësi të kihet parasysh se po vijmë nga një periudhë ku mendohej se nuk do të kishte diskutime, në radhë të parë se nuk do të kishte dialog pa njohje, megjithëse kjo ishte mjaft kohë më parë. Edhe tani, gjatë këtyre bisedimeve ka një mosgadishmëri për t’u angazhuar rreth Asociacionit. Këto bisedime tashmë kanë filluar dhe janë ende konceptuale, pa përqëndrim në detaje, por ne jemi optimist se fazën e ardhshme pala kosovare do të dalë me propozime konkrete”, tha Power, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Gjatë javës së kaluar edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është koha që Kosova të prezantojë formalisht një draft-statut duke u bazuar në vizionin e Kurtit për Asociacionin

Por, se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes, por s’është vetë marrëveshja, e tha sërish këtë javë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kreu i Qeverisë tha se pala serbe është e interesuar vetëm në nenin 7 të marrëveshjes, që ka të bëjë me Asociacionin.

Lidhur me draft-statutin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe, pas takimit të 2 majit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti pati thënë se ka prezantuar vizionin e tij për draft-statutin për Asociacionin, të cilin e ka prezantuar edhe gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Për propozimin e dorëzuar prej tij, Kurti ka kërkuar që diskutimet të fillojnë “sa më parë”, dhe se për të është inspiruaar “prej një marrëveshje që ka bërë Serbia me Kroacinë”.

Show More

Related Articles

Back to top button