LajmeSport

Njihuni me skuadrat e kualifikuara në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Mbrëmë është kompletuar xhiroja e pestë e fazës së grupeve e Ligës së Kampionëve. Tashmë dihen emrat e 12 skuadrave që e kanë prerë nga një biletë për të tetën e finales, ndërsa kanë mbetur të lira edhe katër pozita, të cilat do të mbushen në xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Mbrëmë, kualifikimin tutje e siguruan edhe dy ekipe. Arsenali e dërrmoi Lensin duke e mposhtur 6:0 dhe PSV Aindhoven fitoi me përmbysje ndaj Seviljës me 3:2, për të shkuar tutje në këtë eveniment. Kualifikimin deri tash e kanë siguruar Bajern Munihu, Arsenali, PSV Aindhoven, Real Madridi, Real Sosiedadi, Interi, Lacio, Atletiko Madridi, Borusia Dortmundi, Mançester Siti, Lajpcigu e Barcelona.

E në garë për katër pozitat e fundit që kanë mbetur për të tetën e finales janë: Kopenhaga, Gallatasarai, Man. Junajtedi, Napoli, Braga, PSZH, Njukasëll, Milani, Shakhtar Donjetsku e Porto. Pasi të kompletohet e teta e finales, shorti i saj do të hidhet më 18 dhjetor në Nion të Zvicrës.

Show More

Related Articles

Back to top button