GostivarLajme

NP “Komunalec” – Gostivar cakton vend të veçantë në deponinë “Rusino” për mirëmbajtjen e pastërtisë gjatë festës së Kurban Bajramit

Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec” – Gostivar në bashkëpunim me Komunën, Myftininë e Gostivarit dhe Ndërmarrjen e Përbashkët Publike “Rusino”, në prag të festës së Kurban Bajramit kanë ndërmarrë masat për mirëmbajtjen e pastërtisë gjatë festës së Kurban Bajramit, duke caktuar kështu vend të veçantë në deponinë “Rusino”.

Ata apelojnë deri te qytetarët që bashkë të kujdesemi për pastërtinë publike, mbetjet nga therja e Kurbaneve të mos i hedhin në vende ku mund të shkaktojnë më pas probleme shëndetësore për qytetarët, por të dërgohen në deponinë rajonale “Rusino”, aty ku është hapur një gropë e posaçme për hedhjen e mbetjeve nga kurbani.

Në deponinë “Rusino” mund të bëni hedhjen e mbetjeve organike të cilat vlerësojmë se janë hedhje që mund të prishen dhe kalben shumë shpejtë për shkak të temperaturave të larta verore dhe të vijmë në gjendje që mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve. Hedhja e mbeturinave për personat fizik do të jetë falas, njoftojnë kështu nga Ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec”.

Show More

Related Articles

Back to top button