LajmeMaqedoni

NPK “Tetova”: Ndërpritet stacioni i filtrimit të ujit për pije, qyteti furnizohet vetëm nga burimet e Sharrit

NPK “Tetova” informon se për shkak të reshjeve të shiut, stacioni i filtrimit të ujit për pije është i ndërprerë.

Prej atje njoftojnë se momentalisht qyteti furnizohet me ujë vetëm nga burimet e Sharrit.

“Për shkak të turbullirës së ujit nga të reshurat atmosferike, nga ky moment stacioni i filtrimit për ujë për pije është i ndërprerë. Qyteti momentalisht furnizohet me ujë vetëm nga burimet e Sharrit aktualisht 250 l/s”, thonë nga NPK “Tetova”.

Ndryshe, moti këto ditë në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor.

Show More

Related Articles

Back to top button