LajmeSport

Nuhiu: Të ruajmë qetësinë dhe të kualifikohemi me fitore

Shkëndija të enjten në orën 20:45 në Kardif të Uellsit zhvillon ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të eliminatoreve të Ligës së Konferencës përball Haverfordvest nga Uellsi.

“Unë personalisht, jam i kënaqur me skuadrën në ndeshjen e parë. Më intereson dhe më vjen mirë që po krijohet ai mentalitet fitues, mënyra se si është zhvilluar takimi, skuadra realisht ka krijuar shumë, nuk do të ikim nga loja jonë, por ndeshjen e nesërme do ta trajtojmë me përqendrim dhe vlerësim maksimal. Skuadra kundërshtare ka një formë në të cilën e zhvillon ndeshjen, ne kishim këto ditë për ta analizuar, është punuar me skuadrën të eliminohen mënyrat se si luajnë ata, do të mundohemi që ti lëmë pak të shprehen në fushë, ta kemi ne topin, ta kemi lojën në kontroll siç bëmë në ndeshjen e parë dhe të marrim kualifikimin. Djemtë janë gati, ata do të sakrifikojnë gjithçka, çka kanë brenda vetes për qëllimin e skuadrës tonë.“ tha në fillim Nuhiu.

“Më pëlqen të flas për grupin, pa diskutim Çinari është pjesë e rëndësishme e skuadrës tonë, por të gjithë të bashkuar jemi më të fortë. Më pëlqen kur funksionojmë si grup, si skuadër sepse atëherë, kur kjo skuadër, këta futbollist bashkojnë forcat e tyre, do të jemi më të fortë për çdo kundërshtarë, pa diskutim edhe për atë që nesër na pret,“ tha në fund trajneri kuqezi Ardian Nuhiu.

Show More

Related Articles

Back to top button