BotaLajme

Nuk ka shpejtësi minimale, por ka gjoba: Këtu është shpejtësia minimale që mund të vozitni në autostradë në Gjermani

Shumë njerëz mendojnë se ka një kufi minimal shpejtësie në autostrada, por kjo nuk është e vërtetë.

Klubi gjerman i automobilistëve u ka dhënë përgjigje shoferëve të cilët pyesin se cili është kufiri minimal i shpejtësisë në autostradat në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

Koncepti i shpejtësisë minimale nuk ekziston në ligjin gjerman të trafikut rrugor. Ligji thotë se në autostrada lejohen të lëvizin vetëm ato mjete që për shkak të konstruksionit të tyre mund të lëvizin me shpejtësi më të madhe se 60 kilometra në orë. Kjo është arsyeja pse miti i kufizimeve të shpejtësisë në autostrada është përhapur në mesin e shoferëve.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të vozitni të paktën 60 kilometra në orë në autostradë, por mund të ecni më ngadalë. Por vetëm nëse ka një arsye të mirë, përndryshe ju mund të pengoni në mënyrë të panevojshme trafikun, duke rrezikuar një gjobë prej 20 €.

Shpejtësia minimale në autostrada në Austri dhe Zvicër

Në Austri, ligji është i ngjashëm me atë në Gjermani dhe përcakton se mjetet motorike në autostrada janë teknikisht të afta të arrijnë shpejtësinë 60 kilometra në orë. Edhe këtu duhet të ketë një arsye të justifikuar për të vozitur shumë më ngadalë në autostradë. Arsyet mund të përfshijnë motin, kushtet e rrugës ose trafikun.

Nuk ka shpejtësi minimale fikse në autostradat zvicerane, por që nga viti 2016 është futur një ligj që kërkon që vetëm automjetet që mund të lëvizin me shpejtësi më shumë se 100 kilometra në orë mund të përdorin korsinë e majtë të autostradës. Kjo masë synon përmirësimin e qarkullimit.

 

Show More

Related Articles

Back to top button