LajmeMaqedoni

Nuk ka sinjale nga Sofja për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Sofja për momentin nuk jep sinjale për ndryshim qëndrimi dhe për të dëgjuar kërkesat e Shkupit për heqjen e vetos dhe hapjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk sheh një ndryshim domethënës në sjelljen e Bullgarisë dhe beson se shanset për zhbllokimin deri në fund të qershorit janë të pakta.

Në intervistë për Euronjuz, Pendarovski vuri në dukje se pavarësisht të gjitha zhvillimeve në kontinentin evropian me pushtimin rus të Ukrainës dhe të gjitha motiveve gjeopolitike që vënë në pikëpyetje konceptin e një Evrope të bashkuar, pozicioni bullgar është ende i vështirë dhe nuk ka ndryshime të rëndësishme, në prag të vendimit të Brukselit që pritet në fund të qershorit.

“Por, nëse më pyesni mua, nëse pyetni për ndjenjën time të brendshme – në Maqedoninë e Veriut njihem si një politikan që shpreh mendimin e tij. Nuk kam qëndrim personal apo zyrtar tjetër. Unë do t’i vlerësoj shanset tona për të filluar negociatat, më në fund pas 17 viteve në të cilat jemi kandidat, në më pak se 50 për qind”, tha presidenti Pendarovski.

Bullgaria, thekson kreu i shtetit, po përpiqet të imitojë qëndrimin e Greqisë ndaj Maqedonisë së Veriut në dekadat e fundit, duke vendosur një parakusht për anëtarësimin në Union, por kërkesat bullgare janë shumë më të diskutueshme se ato greke me mosmarrëveshje mbi identitetin maqedonas.

Sipas tij, Bullgaria shpreh qëndrimin e shoqërisë bullgare, si rezultat i qëndrimit shumëvjeçar të politikanëve dhe historianëve bullgarë, që daton që nga koha e komunizmit.

Dekurajuese është edhe eklarata e nënpresidentit të Parlamentit bullgar, Kristian Vigenin, një anëtar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe një ish-ministër i Punëve të Jashtme, i cili thotë se Bullgaria nuk ka arsye të heqë veton e saj për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE është , sepse, siç ai thotë, “asnjë përparim nuk është bërë deri më sot”.

Në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar, Vigenin tha dje se nuk ishte i sigurt nëse ishte koha për të nxjerrë një deklaratë të re për “çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në kushte kur nuk ka një moment të ri sa i përket temës.

Megjithatë, ai e konsideron të papranueshëm qëndrimin e kryeministrit të Bullgarisë, Kiril Petkov, për të thirrur një seancë të re të Këshillit vetëm për të parë nëse ka ndonjë plan pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve, sepse nuk mund të “ulet vetëm nga të dyja palët e kufirit dhe të presim që diçka të ndodhë”.

Nuk kemi pse të themi që të hiqet vetoja. Nëse asgjë nuk ndodh, nuk ka mundësi të heqim veton. Ne duhet të arrijmë qëllimet tona. Ky është qëndrimi i BSP-së, shtoi Vigenin.

Krejt ndryshe është qëndrimi i eurodeputetit bullgar dhe raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk, i cili thotë se nëse Bullgaria nuk jep dritën jeshile për fillimin e negociatave, atëherë do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit gjë që nuk është në favor të imazhit ndërkombëtar të Sofjes.

Kuçuk theksoi se BE pret që Sofja të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union, duke shtuar se nuk ka asnjë mënyrë për t’u shpjeguar brezave të ardhshëm në Bullgari se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa “ata që ” ne i përcaktojmë si vëllezër dhe kemi një arsye legjitime për të qenë historikisht shumë afër, u heqim mundësinë për të qenë pjesë e BE-së”.

Kuçuk konsideron se nëse ka presion nga institucionet evropiane ndaj Bullgarisë, ai nuk është presion i jashtëm, por legjitim, sepse edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska janë pjesë e procesit të negociatave me BE-në.

Sipas tij, një çështje është përfshirja e bullgarëve maqedonas në Kushtetutën e vendit, ndërsa një tjetër është integrimi i tyre funksional në shoqëri.

Lidhur me këtë, presidenti Pendarovski thotë se është një nga gjërat e pakta për të cilat pajtohen partitë në pushtet dhe opozitarë në vend dhe se nuk kanë problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Por nga ana tjetër ai thekson se kjo duhet të lidhet me një afat dhe garanci se është kërkesa e fundit nga pala bullgare, sepse në të kundërtën çdo muaj apo çdo vit do të duhet të vazhdojnë të bindin qytetarët se diçka duhet të ndryshojë, qoftë Kushtetuta, ligjet apo diçka tjetër.

Show More

Related Articles

Back to top button